Kapet hajni serial i veturave, 11 vjedhje në 2 muaj

I kthyer në tmerrin e qyetarëve të Korçës për vjedhjen e automjeteve dhe banesave, prangoset 20 vjeçari Jian Cigarja.

Lajme

25/04/2015 18:08

Policia e shtetit bënë me dije se arrestimi i të riut është bërë i mundur me finalizimin e operacionit “Gracka”, ndërsa ai dyshohet të jetë autor i 11 vjedhjeve.

20 vjeçari është arrestuar në flagrancë mesditën e kësaj të shtune teksa ka tentuar të vjedh me thyerje mjetin tip mazda në pronësi të shtetasit E.M nga Korça, raporton gazeta “Shqiptarja”.

Nga hetimet ka rezultuar se Cigare ka mundur të vjedh dhe sende personale të një efektivi policie, ndërsa ai pritet që nesër të dal para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.