‘Kapet’ edhe Selena, fansat e zbulojnë se ka bërë ndërhyrje në fotografi (Foto)

Edhe Seleni Gomez duket se ka nevojë ndonjëherë t ëndërhyjë në fotografitë e saj, para se t'i postojë.

ShowBiz

19/01/2017 18:21

Ajo është ‘mbretëresha’ e rrjetit social Instagram dhe fotografitë që poston gjithmonë duken perfekte.

Por, këtë herë fansat kanë vërejtur një gjë të pazakontë tek një foto e Selenës, përcjell lajmi.net.

Prapa flokëve të saj vërehet qartë se ajo ka ndërhyrë në foto, pasi një pjesë e derës shihet e lakuar. Profesionistët e fotografisë thonë se kjo ndërhyrje nuk ka qenë aspak e nevojshme për shpatullat e Selenës, por duket se ajo ka dashur t’i bëjë flokët me volum./Lajmi.net/