Kapet 1 kg marihuanë në një automjet në Vushtrri, arrestohet një person

Një operacion policor në Vushtrri ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogrami substancë narkotike dhe arrestimin e një të dyshuari. Aksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri. Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore.…

Lajme

29/04/2025 08:59

Një operacion policor në Vushtrri ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogrami substancë narkotike dhe arrestimin e një të dyshuari.

Aksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.

Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore.

Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor.

Njësitë policorë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e të dyshuarit.