Kapen nga dogana mbathje sportive me marka të falsifikuara, asgjësohen ato
Dogana e Kosovës ka ndaluar dhe asgjësuar një sasi të konsiderueshme të mbathjeve sportive për meshkuj, të cilat kishin markat më të njohura ndërkombëtare. Gjatë ekzaminimit, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. “Në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat e parashikuara në Kodit Doganor dhe…

Lajme
Dogana e Kosovës ka ndaluar dhe asgjësuar një sasi të konsiderueshme të mbathjeve sportive për meshkuj, të cilat kishin markat më të njohura ndërkombëtare.
Gjatë ekzaminimit, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
“Në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat e parashikuara në Kodit Doganor dhe të Akcizës (KDAK), mallrat e konstatuara si të falsifikuara janë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar nën mbikëqyrjen e zyrtarëve doganorë. Ndaj subjektit përgjegjës janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse, të parapara me legjislacionin në fuqi, për përfshirje në tregti të ndaluar dhe cenim të pronësisë intelektuale. Dogana qëndron e vendosur në luftën kundër kontrabandës dhe falsifikimeve, duke siguruar mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: