​Kapen me armë dhe drogë në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën drogë dhe armë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:30 në rrugën “Pashko Vasa”. Policia bëri të ditur se tek të dyshuarit dhe në automjetin e tyre janë sekuestruar 8.09 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe…

Lajme

14/05/2026 09:22

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën drogë dhe armë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:30 në rrugën “Pashko Vasa”. Policia bëri të ditur se tek të dyshuarit dhe në automjetin e tyre janë sekuestruar 8.09 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe një armë pistoletë me gjashtë fishekë.

Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.