Kapen materiale me mbishkrime nxitëse në veturën e një shtetasi të Serbisë në Merdarë
Një shtetasi të Serbisë në Merdarë i janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse. Policia bën të ditur në raportin 24-orësh, se rasti është raportuar pasditen e së hënës dhe mbishkrimet janë gjetur në veturën e tij. “Gjatë kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të…
Lajme
Një shtetasi të Serbisë në Merdarë i janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.
Policia bën të ditur në raportin 24-orësh, se rasti është raportuar pasditen e së hënës dhe mbishkrimet janë gjetur në veturën e tij.
“Gjatë kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet në raport.