Kapen duke vjedhur naftë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur naftë.

Lajme

23/02/2020 16:39

Tre persona janë arrestuar në fshatin Bratillovc të Kamenicës, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë në brendësi të rrethojës ku gjendet rezervari i derivateve të naftës tek antenat në Bratillovc.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një kanistër prej 20 litrave, një gyp plastike dhe një shufër e metalit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.