Kaos total në disa lagje në Prishtinë, banorët ankohen se nuk ka ujë që nga dje në ora 13:00
Banorët e disa lagjeve në Prishtinë po ankohen se që nga dita e djeshme ata nuk kanë ujë të pijes. Banorët e lagjes Mati1 ë kryeqytet i thanë Lajmi.net se ujë të pijes nuk kanë që nga ora 13:00 dhe se është krijuar kaos i madh tek higjiena e lokalet që punojnë përreth. Ndërkaq, Lajmi…

Lajme
Banorët e disa lagjeve në Prishtinë po ankohen se që nga dita e djeshme ata nuk kanë ujë të pijes.
Banorët e lagjes Mati1 ë kryeqytet i thanë Lajmi.net se ujë të pijes nuk kanë që nga ora 13:00 dhe se është krijuar kaos i madh tek higjiena e lokalet që punojnë përreth.
Ndërkaq, Lajmi net ka kontaktuar me KRU Prishtina për të marr informacione për problemin e paraqitur.
Nga atje thane se tashmë disa lagje e kanë këtë problem, pasi po sajohet dëmi i shkaktuar dhe se ende nuk dihet se kur do të lëshohet uji për lagjet në fjalë.
“Per shkak te një defekti ne rrjet mbesin pa furnizim me ujë këto rrugë:
– “Muharrem Fejza”
– “Holger Petersen”
– Rruga “B”
– “Ukshin Kovaqica”
– “Jakov Xoxa”
– “Ahmet Gashi”
– “Muhamet Qami” edhe rruget për rreth Mati-1.
Ekipet teknike jane ende ne terren per gjetjen e defektit.
Mbeteni te njoftuar!
Edhe sot jane ne kerkim te defektit”, thuhet në përgjigjen e KRU Prishtina për Lajmi.net.