Kaos në Serbi, jep dorëheqje edhe kryetari i Novi Sadit

Milan Gjuriq ka njoftuar sot se do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Novi Sadit, mëson Nova.rs. Pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmshëm në Novi Sad, ku persona të panjohur i ndoqën studentët me shkopinj bejsbolli dhe një veturë, që rezultoi me përfundimin e studentëve në Qendrën Klinike të Vojvodinës, Milan Gjuriq dha…

Lajme

28/01/2025 12:56

Milan Gjuriq ka njoftuar sot se do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Novi Sadit, mëson Nova.rs.

Pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmshëm në Novi Sad, ku persona të panjohur i ndoqën studentët me shkopinj bejsbolli dhe një veturë, që rezultoi me përfundimin e studentëve në Qendrën Klinike të Vojvodinës, Milan Gjuriq dha dorëheqjen, transmeton lajmi.net.

Ky informacion pasoi lajmin e dorëheqjes së kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Kujtojmë se protestat studentore në Serbi ka ditë që po zhvillohen, teksa kanë marrë përmasa masive me përkrahjen popullore të studentëve./Lajmi.net/