Kaos në Gjilan (Foto)

(E plotësuar) - Tashmë qyteti i Gjilanit është bllokuar dhe ndodhet në kaos të plotë. Uji i rrëmbyeshëm që po bije për tri orë rresht ka bllokuar çdo lagje e pjesë të qytetit. Zyrtarët komunal të strukur në zyra nuk janë parë asgjëkundi për disa orë.

Lajme

31/07/2014 12:41

Ende nuk ka asnjë raport zyrtar për dëmet.

Shiu ende po bije edhe në këto momente.

Merret vesh se kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka urdhëruar të gjitha instancat komunale duke aktivizuar të gjitha shtabet emergjente, për të menaxhuar sa më mirë dhe me efikasitet gjendjen pas reshjeve të mëdha të shiut.

Të gjithë qytetarët të cilët kanë probleme me reshjet e shiut luten të lajmërohen në numrat e emergjencave dhe menjëherë shtabet emergjente do të intervenojnë.

Numrat të cilët mund të telefononi pa pagesë janë: 193, 112, 194 dhe 192. /rajonipress/

———————–

Shiu përmbyt Gjilanin 

Shiu i rrëmbyeshëm dhe i pandërprerë për më shumë se një orë e ka shndërruar qytetin e Gjilanit në një kënetë moçalike me kundrim ere dhe bllokim të rrugëve.

Halit Rexhepi nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim tha se ende është herët të flitet për dëmet, por ato mund të jenë të mëdha.

Shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar me erë e kundërmim e ka tronditur për më shume se një orë qytetin e Gjilanit. Era e kanalizimeve dhe rrugët e bllokuara nga uji vërehen dhe janë të pranishme kudo në qytet, raporton rajonipress.

Shumë rrugë janë bërë të pakalueshme, kurse qyteti i ngjanë një kënete moçalike për shkak të pranisë së madhe të ujit kudo.

Halit Rexhepi Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha për rajonipress se në rrugën e Prishtinës ka dalur kanalizimi nga shtrati dhe janë krijuar erëra e kundërmime.

”Ende është herët të flitet për pasojat, por ky shi sigurisht që ka prekur shumë familje gjilanase. Ne jemi në gjendje gatishmërie për të ndihmuar familjet e rrezikuara”, tha Rexhepi.