Kaos afër qeverisë, merr flakë gjeneratori i ministrisë së Infrastrukturës

Gjatë kohës sa nuk kishte rrymë dhe po përdorej gjeneratori, në ndërtesën e ish-Gërmisë ka shpërthyer zjarri, raporton Gazeta Express. Punëtorët e ministrisë së Infrastrukturës dhe të ministrisë së Punëve të Brendshme, që janë të vendosur aty, kanë dalë jashtë ndërtesës, teksa në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe njësitet e tjera relevante. Nuk dihet nëse ka…

Lajme

23/08/2022 11:52

Gjatë kohës sa nuk kishte rrymë dhe po përdorej gjeneratori, në ndërtesën e ish-Gërmisë ka shpërthyer zjarri, raporton Gazeta Express.

Punëtorët e ministrisë së Infrastrukturës dhe të ministrisë së Punëve të Brendshme, që janë të vendosur aty, kanë dalë jashtë ndërtesës, teksa në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe njësitet e tjera relevante.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale konsiderohet të jetë të shumta.

Ky objekt gjendet përballë objektit kryesor të Qeverisë

Pamje ka publikuar fotografi Arian Mavriqi.