Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Kanye West reagon publikisht pas diskutimeve për të

18:07 | 2 Gusht 2020

Kim Kardashian dhe Kanye West po kalojnë një periudhë të vështirë në marëdhënien e tyre.

Gjithçka nisi pas fjalimit të reperit teksa shpalli kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ai foli për abortin që kishin dëshiruar të bënin me vajzën e tyre të parë, North, si dhe shumë çështje të tjera delikate.

Ndër të tjera, Kanye la të kuptohet se ishte mamaja e Kim, Kriss Jenner, ajo që kishte publikuar videon e seksit të së bijës.Pas këtyre lajmeve, çifti u takua më herët këtë javë në Cody, ku Kim u pa tek qante në makinë. Po ashtu, ditën e djeshme mediat  ndërkombëtare shkruanin se Kim po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe se në fakt ata kanë filluar të jetojnë të ndarë para se çështja të bëhej publike.

Për herë të parë pas një jave “pushim” nga Twitter, Kanye ka reaguar me disa statuse në Twitter.“Unë qava për faktin që mendova të abortoj fëmijën tim dhe të gjithë u shqetësuat për mua. Jam i shqetësuar për botën që mendon se nuk duhet qarë për këtë gjë.”Më tej, reperi shkroi :“Është një taktikë: Shmang, Hiq mendjen, Zhverëso dhe Shkatërrohu.Jam mirë. Mendo për një sekond se çfarë po projektohet këtu.”