Kanye West mori 60 mijë vota në garën për president të SHBA-ve
Në gjithsej 12 shtete, Kanye mori 60 mijë vota në garën presidenciale.

ShowBiz
Ndërsa rrjetet televizive ishin përqendruar në garën midis Donald Trump dhe Joe Biden, një numër i mirë i përdoruesve të rrjeteve sociale u përqendruan në një tjetër kandidat: Kanye West, shkruan Deadline, transmeton lajmi.net.
Emri i West ishte në trend në Twitter pasi superylli i hip-hopit bëri një seri postimesh në llogarinë e tij duke thënë se ishte hera e parë që po votonte për president të SHBA-ve. Dhe natyrisht ai votoi për veten.
Të paktën 60 mijë amerikanë kanë votuar për West, i cili në këtë garë kandidoi si i pavarur. Derisa janë raportuar rreth 80% të votave të numëruara, reperi ka marrë 59.781 vota totale.
Kështu që është e qartë se do ta kalojë shifrën e 60 mijë votave deri në kohën kur të gjitha shtetet do të numërohen plotësisht.
Numrin më të madh të votave, Kanye e mori në Tenesi, ku fitoi 10.188 vota, ndërsa më vonë kur e kuptoi humbjen, deklaroi se do të kandidojë më 2024.
KEEP BELIEVING KANYE 2020 Thank you Jesus Christ pic.twitter.com/OgFDGOCAOp
— ye (@kanyewest) November 3, 2020
Ky është numri i votave që Kanye West ka arritur të marrë në shtetet përkatëse, sipas Associated Press:
Arkansas: 4040
Kolorado: 6,127
Idaho: 3092
Iowa: 3,197
Kentaki: 6,259
Luiziana: 4,894
Minesota: 7654
Misisipi: 3,117
Oklahoma: 5,590
Tenesi: 10,195
Utah: 4,311
Vermont: 1,255
Sipas MarketWatch, West u kërkoi votuesve të shkruanin në emrin e tij në Kaliforni. Por West thuhet se përsëri humbi afatin e paraqitjes për të qenë një kandidat. /Lajmi.net/