Kanye West do të mbajë dy koncerte në Rusi, biletat kushtojnë deri në 1.600 euro
Reperi amerikan, Kanye West, i njohur edhe si Ye, pritet të mbajë dy koncerte në Shën Petersburg të Rusisë në muajin tetor. Lajmi është bërë i ditur nga kanali i Telegramit i Gazprom Arena, stadiumit ku pritet të zhvillohen koncertet. West është përballur këtë vit me anulimin e disa koncerteve dhe ndalimin e performancave në…
ShowBiz
Reperi amerikan, Kanye West, i njohur edhe si Ye, pritet të mbajë dy koncerte në Shën Petersburg të Rusisë në muajin tetor.
Lajmi është bërë i ditur nga kanali i Telegramit i Gazprom Arena, stadiumit ku pritet të zhvillohen koncertet.
West është përballur këtë vit me anulimin e disa koncerteve dhe ndalimin e performancave në disa vende evropiane, pas një sërë deklaratash antisemitike, përfshirë lavdërime për Adolf Hitlerin dhe përdorimin e simboleve naziste.
Në janar, reperi kërkoi falje për deklaratat e tij, duke i lidhur ato me një dëmtim të padiagnostikuar të trurit dhe një çrregullim bipolar të patrajtuar.
Nëse koncertet zhvillohen sipas planit, West do të bëhet një nga yjet më të mëdhenj ndërkombëtarë të muzikës që vizitojnë Rusinë që prej nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.
Dy koncertet janë planifikuar për 10 dhe 11 tetor. Çmimet e biletave nisën nga 92 euro, teksa biletat më të lira u shitën brenda vetëm një ore, sipas agjencisë shtetërore ruse TASS.
Biletat më të shtrenjta kushtojnë deri në 1.600 euro.
