Kante tregohet i jashtëzakonshëm, po luan një nga ndeshjet më të mira

N'Golo Kante ishte njëri ndër protagonistët kryesor në golin e shënuar nga Chelsea në pjesën e pare ndaj Real Madrid.

Sport

05/05/2021 21:57

Francezi, si gjithnjë, është duke luajtur në çdo cep të fushës dhe po tregon veten e tij madje edhe në pjesën e sulmit, njofton lajmi.net.

Asnjë lojtar nuk krijoi më shumë raste në pjesën e parë në Stamford Bridge sesa N’Golo Kante (2).

Chelsea është duke fituar këtë ndeshje 1-0 ndaj Real Madrid dhe me këtë rezultat e sheh veten në finale.

Kanë mbetur edhe 45 minuta për t’u zhvilluar, nëse nuk do të ketë vazhdime./Lajmi.net/