Kanosi vëllain e tij, prangoset një person në Prizren
Një person është arrestuar mbrëmë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje duke e kanosur vëllain e tij. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, një karikator dhe 28 fishekë. Me urdhër të prokurorit të…

Lajme
Një person është arrestuar mbrëmë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje duke e kanosur vëllain e tij.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, një karikator dhe 28 fishekë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat hetimore.
Njoftimi i plotë:
Prizren / 30.06.2025 – 21:30. Është arrestuar i dyshuar m/k, pasi që kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur vëllain e tij. Gjatë kontroll në banesën e tij, i është gjetur dhe sekuestruar një pistolet me gaz, një karikator dhe 28 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/