Kanosi vazhdimisht një person përmes rrjeteve sociale, arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut në Podujevë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, i dyshuar për veprën penale të kanosjes. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, mashkull dhe shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kanosur në disa raste një qytetar nga Kosova. Rasti është trajtuar nga organet e rendit, ndërsa…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, i dyshuar për veprën penale të kanosjes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, mashkull dhe shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kanosur në disa raste një qytetar nga Kosova.
Rasti është trajtuar nga organet e rendit, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është njoftuar prokurori kompetent.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. /Lajmi.net/