Kanosi gruan dhe vajzën e tij – Gjykata në Mitrovicë i cakton dy vite burgim të akuzuarit
Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se dje ka shpallur aktgjykimin përmes video-incizimit ndaj të pandehurit M.F. Atij i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh, pasi është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,…
Lajme
Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se dje ka shpallur aktgjykimin përmes video-incizimit ndaj të pandehurit M.F.
Atij i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh, pasi është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të dates 05.08.2024.
“Ngjarja ka ndodhur më datë 03.06.2024, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë, ku i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur seriozisht viktimën e ndjeshme – vajzën e tij, duke i shkaktuar frikë dhe ankth për jetën dhe sigurinë e saj. Po ashtu, se në të njëjtën datë, kohë dhe vend, i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, me dashje dhe përmes fjalëve dhe veprimeve kërcënuese, ka kanosur seriozisht edhe bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e saj”, ka njoftuar Gjykata. /Lajmi.net/