Kanosi një person me armë dhe pretendoi se ishte nga AKI-ja, i dyshuari përfundon në mbajtje

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër dhe është prezantuar si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Rasti është raportuar më 27 tetor, rreth orës 23:50, kur viktima mashkull ka njoftuar Policinë se ishte kanosur me armë nga i dyshuari. Sipas raportit të Policisë,…

Lajme

29/10/2026 09:53

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër dhe është prezantuar si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Rasti është raportuar më 27 tetor, rreth orës 23:50, kur viktima mashkull ka njoftuar Policinë se ishte kanosur me armë nga i dyshuari.

Sipas raportit të Policisë, ankuesi ka deklaruar gjithashtu se i dyshuari ishte prezantuar si zyrtar i AKI-së.

Pas arrestimit të të dyshuarit, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 28 fishekë. Sipas raportit, për armën dhe municionin e gjetur, i dyshuari kishte leje.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/