Kanosi një grua, arrestohet i dyshuari në Gjilan – i sekuestrohen 59 fishekë

Një person në Gjilan është arrestuar pasi i njëjti ka kanosur me armë viktimën femër kosovare derisa ajo kishte qenë në parking. Në raportin 24 orësh, policia e Kosovës njofton se të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë me 59 fishekë. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë:…

Lajme

29/06/2025 08:44

Një person në Gjilan është arrestuar pasi i njëjti ka kanosur me armë viktimën femër kosovare derisa ajo kishte qenë në parking.

Në raportin 24 orësh, policia e Kosovës njofton se të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë me 59 fishekë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Rr. Medlin Olbrajt, Gjilan 28.06.2025 – 02:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se derisa ka qenë në veturën e saj në parking, është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me 59 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.