Kanosën zyrtarin policor pas shqiptimit të gjobës, arrestohen dy kosovarë dhe një shtetase e Serbisë në Istog
Një rast kanosje është hapur dje nga Policia në Vrellë të Istogut. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetase e Serbisë, pasi që pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë kanosur zyrtarët policorë. Lidhur me rastin pas arrestimit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor pasi ndaj…
Lajme
Një rast kanosje është hapur dje nga Policia në Vrellë të Istogut.
Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetase e Serbisë, pasi që pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë kanosur zyrtarët policorë.
Lidhur me rastin pas arrestimit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor pasi ndaj tyre është përdorur spreji.
Lëndime trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/