Kanguri robot
E vetmja kafshë që kërcen dhe që përmbanë në vete një qese mbajtëse është kanguri, por ajo çfarë i ka mahnitur të gjithë është kanguri bionik i kirjuar në Festo. Çelësi i suksesit të kangurit bionik është kuptimi më i mirë i kangurit të egër, që është i aftë për të arritur shpejtësinë e tij të…
Auto & Tek
E vetmja kafshë që kërcen dhe që përmbanë në vete një qese mbajtëse është kanguri, por ajo çfarë i ka mahnitur të gjithë është kanguri bionik i kirjuar në Festo.
Çelësi i suksesit të kangurit bionik është kuptimi më i mirë i kangurit të egër, që është i aftë për të arritur shpejtësinë e tij të madhe pa përdorur energji në saje të një procedure të veçantë të kërcimit dhe pjesëve të saj mbresëlënëse.
Pasi që kanguri qëndron në një vend, ruan energjinë në çdo ulje, duke përdorur atë energji përsëri për të kërcyer.
“Bionic Kangaroo” siç njihet zyrtarisht, ka aftësinë për të rimarrë dhe rifituar energjinë në mënyrë efikase në çdo kërcim të saj, ashtu si një kangur i vërtetë.
Kjo është bërë e mundur falë dy vjet pune të përsosjes teknologjike të sofistikuar të kontrollit dhe kinematikave të qëndrueshme që kërcejnë.
Në mënyrë të veçantë, ndërtimi i këtij kanguri bionik është bërë që të jetë sa më i lehtë në peshë.
Një përzierje e balancuar e pneumatikëve dhe e lëvizjeve elektrike i fuqizojnë këmbët, të cilat lejojnë që kanguri të arrijë 80cm në çdo kërcim.
“Festo kushtoi vëmendje të veçantë në furnizimin me energji të lëvizshme në kangurin artificial dhe zhvilloi dy koncepte të ndryshme për këtë qellim”, shpjegon webfaqja Festo.