Kanguri hyn në shtëpi, tmerrohen familjarët
Një kangur ka shkaktuar panik në një familje në Australi, anëtarët e së cilës u përballën me zhurma të mëdha në mëngjes.

Fun
Kur ata u ngritën për të parë se nga vinte zhurma, vunë re që një kangur kishte hyrë brenda shtëpisë.
Sipas BBC-së, pasi ka thyer dritaren kanguri ka hyrë në një shtëpi në rajonin Deer Park të qytetit Melbourne, dhe ka shkaktuar panik te anëtarët e familjes.
Pronari i shtëpisë, Mafi Ahokavo tha se më parë nuk ka parë asnjëherë një kangur, por që kur është zgjuar ka parë që në shtëpinë e tij vraponte si i tërbuar.
Manfred Zabinskas, nga organizata për mbrojtjen e jetës së kafshëve të egra, “Ëildlife Victoria”, i cili u thirr në shtëpi pas rastit në fjalë, tha se kanguri është mbyllur në banjo pasi ishte lodhur.
Zabinskas thekson se kafsha është larguar nga shëpia pasi i është dhënë qetësues. /k.k/noa.al/