Kane: Shënova një nga golat më të mirë në karrierën time
Harry Kane ka deklaruar se goli i tretë i shënuar ndaj Panamasë është një nga më të mirët në karrierën e tij.
Sport
Sulmuesi i Tottenham Hotspur shënoi tri gola në fitoren e thellë 6-1 të Anglisë në Kupën e Botës ndaj Panamasë.
Kane dy herë realizoi nga penalltia, dhe hattrikun e kompletoi nga loja e rregullt.
“Goli i tretë është ndoshta një nga golat më të mirë që kam shënuar në karrierë”, ka deklaruar Kane pas ndeshjes.
Anglia ndeshjen e tretë e zhvillon ndaj Belgjikës, ndeshje e cila do të përcaktojë fituesin e grupit G./Lajmi.net/