Kane dhe Son rikthejnë Tottenhamin në “binarë”, triumfojnë ndaj WBA
Tottenham Hotspur ka triumfuar ndaj West Bromwich Albion në kuadër të xhiros së 23-të të Premierligës.
Sport
Tottenham Hotspur ka arritur të arkëtojë tre pikë, pas disa ndeshjeve të vështira ku në tre ndeshjet e fundit humbën ndaj Liverpool, Brightonit dhe Chelseat, transmeton lajmi.net.
Pjesa e parë ishte e ngaltë, skuadrat nuk dukeshin kompakte dhe kjo u pa edhe me rezultat.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola ndërmjet skuadrave.
Me të nisur pjesa e dytë, “Spurs” treguan fytyrën e vërtetë. Ishte i rikthyeri Harry Kane i cili shënoi në min (54′) i ndjekur nga Son Heung-Min në min (58′).
Dyshja me golat e fundit, kanë arritur kuotën e 37 golave në të gjitha garat këtë sezon.
Me këta dy gola të shpejtë, WBA u gjunjëzua në Londër. Rezultati përfundimtar, Tottenham 2-0 WBA.
Tottenhami tani mban pozitën e shtatë me 36 pikë, ndërsa “Baggies” qëndrojnë në pozitën e 19-të./Lajmi.net/