Kane: Anglia është në një vend të mirë

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, tregon se si kanë performuar ‘Tre Luanët’ deri më tani. Anglia arriti të kalojë në fazën e 1/16, pasi përfunduan në vendin e parë me shtatë pikë nga grupi B. Në fazën e eliminimit direkt ‘Tre Luanët’ do përballen me Sengalin. Përpara këtij takimi është Harry Kane që ka folur…

Sport

03/12/2022 23:38

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, tregon se si kanë performuar ‘Tre Luanët’ deri më tani.

Anglia arriti të kalojë në fazën e 1/16, pasi përfunduan në vendin e parë me shtatë pikë nga grupi B.

Në fazën e eliminimit direkt ‘Tre Luanët’ do përballen me Sengalin.

Përpara këtij takimi është Harry Kane që ka folur për performacën e kombëtares së tij.

“Ne kemi shënuar më së shumti gola në turne deri më tani në fazën e grupeve. Kemi një rekord shumë të mirë në mbrojtje.

Ndjehem sikur jemi në një vend të mirë. Faza e grupeve është vetëm për të kaluar’, tha fillimisht anglezi.

“Tani, është pothuajse një garë e dytë e futbollit me eliminim, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për t’u përballur me një skuadër vërtet të vështirë nesër dhe të jemi gati për çdo gjë që na del përpara”, përfundoi ai.

Angli – Senagal zhvillohet nesër, më fillim nga ora 20:00./Lajmi.net/