Kandidatura e Shukri Bujës për Lipjanin, çfarë mesazhi mori nga Hashim Thaçi?

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka ndarë me një mesazh të fuqishëm për qytetarët dhe strukturat e partisë, duke ndarë historinë e tij për rikandidimin në këtë post. Në një intervistë Buja ka zbuluar arsyet e pas zgjedhjes për të hyrë në garë, duke theksuar se ka hezituar, por më pas…

Lajme

13/09/2025 21:01

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka ndarë me një mesazh të fuqishëm për qytetarët dhe strukturat e partisë, duke ndarë historinë e tij për rikandidimin në këtë post.

Në një intervistë Buja ka zbuluar arsyet e pas zgjedhjes për të hyrë në garë, duke theksuar se ka hezituar, por më pas ka vendosur të kthehet në politikë për të sjellë ndryshim.

“Çdo ditë, kur dilja nëpër sheshe, qytetarët më pyesnin pse nuk kandidoj. Ata do të më thoshin: ‘A e din se mundesh ta largosh këtë pushtet që na ka lodhur?’ Kjo pyetje më ka bërë të mendoj seriozisht,” tha Buja.

Ai tregoi se fillimisht hezitoi për t’u rikthyer, por mbështetja nga struktura të partisë dhe bashkëluftëtarët e tij e ka bindur për të pranuar këtë sfidë.

Në një moment kyç, mesazhi nga Hashim Thaçi,, e ka bërë atë të mendojë seriozisht për rikthimin në politikë.

“Mesazhi që mora nga Hashim Thaçi ka qenë ndër përcaktuesit kryesorë për vendimin tim të rikthehem në Lipjan. E prita këtë sfidë, edhe pse nuk ishte e lehtë për mua,” shpjegoi Buja.

“Ka ardhur koha për të sjellë një ndryshim të vërtetë. Lipjani meriton më shumë dhe do ta ketë atë!” përfundoi ai për GazetaBlic.