Kandidati për ministër të Shëndetësisë bëhet viral në rrjet me vallëzimin e fitores në Hungari

Një video e Zsolt Hegedűs, një prej figurave kyçe në ekipin e Péter Magyar, është bërë virale duke kaluar mbi një milion shikime brenda një nate. Ai shihet si një nga kandidatët e mundshëm për ministër të Shëndetësisë i Hungarisë në të ardhmen. Hegedűs është kirurg ortoped dhe ka punuar për vite në klinika të…

Bota

13/04/2026 14:45

Një video e Zsolt Hegedűs, një prej figurave kyçe në ekipin e Péter Magyar, është bërë virale duke kaluar mbi një milion shikime brenda një nate.

Ai shihet si një nga kandidatët e mundshëm për ministër të Shëndetësisë i Hungarisë në të ardhmen.

Hegedűs është kirurg ortoped dhe ka punuar për vite në klinika të njohura në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u kthye në Hungari në vitin 2015 me synimin për të kontribuar në reformimin e sistemit shëndetësor.

Videoja e tij me “vallëzim fitoreje” ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.