Kandidati i VV-së për Fushë Kosovë, Valon Prebreza, në qendër të skandalit me punësime partiake në KRU Prishtina

Një numër i madh punësimesh në Ndërmarrjen Publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina” po ngjallin shqetësim, pasi po lidhen drejtpërdrejt me militantë dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në qendër të kësaj skeme është Valon Prebreza – ish-zyrtar në Ministrinë e Ekonomisë, emëruar nga Artane Rizvanolli për të monitoruar ndërmarrjet publike – e që tani është…

Lajme

15/08/2025 19:56

Një numër i madh punësimesh në Ndërmarrjen Publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina” po ngjallin shqetësim, pasi po lidhen drejtpërdrejt me militantë dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në qendër të kësaj skeme është Valon Prebreza – ish-zyrtar në Ministrinë e Ekonomisë, emëruar nga Artane Rizvanolli për të monitoruar ndërmarrjet publike – e që tani është kandidat për kryetar të Fushë Kosovës nga VV, rarpoton VOX Kosova, transmeton lajmi.net

Lista e të punësuarve përfshin emra të lidhur ngushtë me këtë parti, përfshirë dhëndrin e Shpejtim Bulliqit, asamblistë aktualë e të kaluar të VV-së, si dhe figura që sipas raportimeve, kanë afërsi me vetë Prebrezën apo me kryeshefin e ndërmarrjes, Arsim Fetahu. Ky i fundit, në fotografi të publikuara nga mediat, shihet në aktivitete partiake me Prebrezën dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Pavarësisht kërkesave për përgjigje, as Valon Prebreza dhe as Arsim Fetahu nuk kanë pranuar të komentojnë punësimet e shumta që lidhen me partinë në pushtet. Ndërkohë që Qeveria Kurti kishte premtuar qeverisje me meritokraci, praktika në ndërmarrjet publike, siç po del në këtë rast, po shfaq një model të qartë të militantokracisë./lajmi.net/

YouTube player