Kandidati i Vetëvendosjes për deputet: Albin Kurti po e bën Kosovën me 23 mijë foshnja për dhjetë muaj
Një nga emrat e papritur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje këtë herë padyshim se ishte Luan Gacaferi. Gacaferi që vie nga Lista Guxo e kandidon nga VV-ja si profesion thuhet se ka “blogerizmin”. Së fundi anëtari i Guxo-s ka lëshuar edhe një deklaratë të një aktivisti të përbetuar të kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë…
Lajme
Një nga emrat e papritur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje këtë herë padyshim se ishte Luan Gacaferi.
Gacaferi që vie nga Lista Guxo e kandidon nga VV-ja si profesion thuhet se ka “blogerizmin”.
Së fundi anëtari i Guxo-s ka lëshuar edhe një deklaratë të një aktivisti të përbetuar të kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka thënë rritja e numrit të fëmijëve të lindur për këta dhjetë muaj në Kosovë, ka ndodhur falë kryeministrit.
Duke harruar se janë dy prindër që vendosin të martohen e të krijojnë familje, Gacaferi krejt meritat për këtë rritje të numrit të foshnjave të lindura ia jep Kurtit.
“Albin Kurti përveç se po e bënë Kosovën me fabrika të armatimit, Kosovën po e bënë edhe me gati 23 mijë foshnje në 10 muaj❤️💪”, ka shkruar ai në Facebook.