Kandidati i vetëm që shtoi mbi 3 mijë vota, “çudia” e zgjedhjeve të 7 qershorit

Për dallim nga zgjedhjet e dhjetorit ku thuajse çdo kandidatë mori më tepër vota, në këto zgjedhje mos-dalja e shumicës prej qytetarëve në zgjedhje ua zvogëloi edhe përqindjen, edhe votat. E kësisoj në Vetëvendosje kjo gjë u vërejt thuajse më së shumti, pas parasysh përqindjen prej 51% që mori herën e kaluar me 43% sa…

Lajme

10/06/2026 10:38

Për dallim nga zgjedhjet e dhjetorit ku thuajse çdo kandidatë mori më tepër vota, në këto zgjedhje mos-dalja e shumicës prej qytetarëve në zgjedhje ua zvogëloi edhe përqindjen, edhe votat.

E kësisoj në Vetëvendosje kjo gjë u vërejt thuajse më së shumti, pas parasysh përqindjen prej 51% që mori herën e kaluar me 43% sa mori tani.

Në një analizë të realizuar nga njohësi i rrjeteve sociale dhe matjeve, Kerolli, del se shumë prej kandidatëve për deputetë në Vetëvendosje të kenë humbur numër të madh të votave.

Duke nisur nga Albin Kurti e deri tek i fundit.

Por ajo që bie në sy është se vetëm një kandidat ka arritur t’i shtoj mbi 3 mijë vota.

Bëhet fjalë për ish-këshilltarin e Glauk Konjufcës, më pas ish-deputetin, Ilir Kërçeli.

Kërçeli arriti që t’i shtojë 3 mijë e 171 vota në zgjedhjet e 7 qershorit./Lajmi.net/