Kandidatët që mbesin pa ulëse në Kuvend nëse Nisma-AKR kalojnë pragun

Hyrja e Nismës Socialdemokrate në Kuvend, bashkë me AKR-në në bazë të vendimit të PZAP-së do të sillte ndryshime në përbërjen e re të legjislaturës së parlamentit.

Lajme

11/11/2019 18:52

Kësisoj, VV-së i largohen tre deputetë, LDK-së një, PDK-së një, si dhe koalicionit AAK-PSD një deputet, shkruan lajmi.net.

Në këtë formë, duke u bazuar në rezultatet e nxjerrura nga KQZ, nga Vetëvendosje pa ulëse mbesin Alban Hyseni, Enver Haliti dhe Arta Bajralija.

Nga LDK, ulësen e humb Hatim Baxhaku.

Nga PDK, Fadil Nura mund të mbesë pa ulëse.

E nga koalicioni AAK-PSD, jashtë mund të mbetet Shkumbin Demaliaj.

Ndërkaq, nuk pritet të ketë ndryshime nga përbërja e partive tjera. /Lajmi.net/