Kanceri shkaktohet nga pijet që ne i konsumojmë çdo ditë

Kanceri është një nga sëmundjet që po përhapet me të madhe kudo nepër botë. Hulumtues e ekspert të mjeksisë janë duke u munduar të gjejnë metoda për t'u mbrojtur nga rreziku i kancerit ose për t'a parandaluar atë.

Lifestyle

16/06/2016 00:38

Besohet se pijet si çaji e kafja nuk duhet të konsumohen të nxehta për shkak se paraqesin rrezik për prekjen nga kanceri i ezofagut, transmeton lajmi.net

Ky rezultat ka dalur prej më shumë se 1,000 studimeve të bëra në fushën e mjeksisë për lidhjen e kafesë me kancerin, të kryera nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.

“Këto rezultate tregojnë se problemi mes lidhjes së kancerit dhe pijeve si kafja e çaji është konsumi i tyre të nxehta dhe jo përbërja e tyre”, ka thënë Christopher Wild, drejtor i agjencisë.

“Studimet janë kryer në vendet ku konsumi i çajit dhe kafesë është më i dendur dhe është vërejtur se konsumi i tyre me temperaturë të lartë është mjaft i rrezikshëm”, ka vazhduar ai.

“Ka disa prova se konsumi i këtyre pijeve me temperaturë mbi 65 gradë është i rrezikshëm dhe duhet të evitohet”, ka treguar në fund Wild./lajmi.net