Kanceri shkaktohet edhe nga fati i keq?

Shumica e rasteve të kancerit mund të ndodhin për shkak të ‘fatit të keq’ se sa të jenë rezultat i faktorëve të mjedisit dhe gjeneve të trashëguara, thuhet sipas një studimi të bërë në SHBA.

Lifestyle

06/01/2015 14:37

Studimi i publikuar në revistën Shkenca, gjeti se dy të tretat e rasteve të kancerit tek të rriturit mund të shkaktohen nga mutacione të rastësishme që ndodhin në ndarjen e qelizave të shëndetshme burimore.

Gjetjet, e bazuara në një model statistikor që përcaktonte se sa shumë këta tre faktorë – fati i keq, mjedisi dhe trashëgimi – kontribuojnë në zhvillimin e kancerit, mund të ndihmojnë hulumtuesit që të krijojnë metoda më efektive mbrojtëse nga kancer të ndryshëm, transmeton Lajmi.net.

“Ndryshimet në jetesën tonë dhe zakonet do të jenë një ndihmesë e madhe në parandalimin e kancerëve të ndryshëm”, thotë autori Cristian Tomasetti.

Është e njohur që kanceri shfaqet kur qelizat burimore të indeve specifike bëjnë gabime të rastit, ose mutacione, gjatë procesit të ndarjes së qelizës.

Sa më shumë që këto mutacione të grumbullohen, aq më i lartë është rreziku që qelizat do të rriten në mënyrë të pakontrolluar, që çon në zhvillimin e kancerit, transmeton Lajmi.net.

Kështu që, shpresojmë të ju prijë fati dhe qelizat tuaja të mos kenë fat të keq gjatë ndarjes.