Kancelari gjerman i bën thirrje Izraelit ta lejojë dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza pa vonesa: Situata është shqetësuese
Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje qeverisë izraelite të lejojë aksesin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës “pa vonesa”, teksa shprehu shqetësimin e tij për situatën. “Jemi shumë të shqetësuar për situatën në Rripin e Gazës dhe gjithashtu për intensifikimin e operacioneve ushtarake nga forcat e armatosura izraelite në rajon. Jemi më shumë…

Bota
Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje qeverisë izraelite të lejojë aksesin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës “pa vonesa”, teksa shprehu shqetësimin e tij për situatën.
“Jemi shumë të shqetësuar për situatën në Rripin e Gazës dhe gjithashtu për intensifikimin e operacioneve ushtarake nga forcat e armatosura izraelite në rajon. Jemi më shumë se të shqetësuar”, tha Merz më herët sot gjatë vizitës së tij në Lituani dhe vuri në dukje se “ka një shkëmbim shumë intensiv pikëpamjesh mbi këtë çështje” me qeverinë izraelite.
Qeveria gjermane është informuar gjithashtu nga OKB-ja se “ekziston një rrezik real” i urisë në Gaza, vuri në dukje kancelari, duke shtuar se “mbi të gjitha, ne po bëjmë presion që ndihma humanitare të arrijë më në fund në Rripin e Gazës pa vonesë”.