Kancelari austriak pas takimit me Kurtin: Të kapërcehet kriza politike dhe të bëhet përparim i prekshëm në dialogun me Serbinë
Kancelari austriak Christian Stocker, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin. Në lidhje me takimin mes tyre, Stocker ka shkruar përmes një postimi në “X”, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se Kosova është një partner i rëndësishëm për Austrinë dhe Evropën dhe se do të vazhdojnë ta mbështesin rrugën e Kosovës…
Lajme
Kancelari austriak Christian Stocker, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.
Në lidhje me takimin mes tyre, Stocker ka shkruar përmes një postimi në “X”, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se Kosova është një partner i rëndësishëm për Austrinë dhe Evropën dhe se do të vazhdojnë ta mbështesin rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Tani është koha për të kapërcyer bllokimin politik, për të çuar përpara reformat dhe për të bërë përparim të prekshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Serbinë. Një e ardhme e qëndrueshme evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, ka shtuar Stocker. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Good to welcome Prime Minister @AlbinKurti to the Federal Chancellery in Vienna today.
Kosovo is an important partner for Austria and Europe, and we will continue to fully support its path towards the European Union.
Now is the time to overcome political deadlock, advance… pic.twitter.com/ADiwojOpvw— Christian Stocker (@_CStocker) June 9, 2026