Kanalizimi i Britanisë së Madhe përpin ar në vlerë 13 milionë funte
Nga dhëmbët e arit e deri tek unazat, çdo vit në Britani të Madhe humbin nëpër kanalizimet metale të çmuara që kapin vlerën e 13 milionë funteve (18.5 milionë euro).
Fun
Një analizë të cilën e ka kryer “Thames Water” në ujësjellësin më të madh në Britani, zbulohen sasi të konsiderueshme të arit të humbur nëpër kanalizime, që mund të krahasohen me sasinë e gjetur nëpër miniera, transmeton lajmi.net.
Hazel Prichard, gjeolog në Universitetin e Cardiff-it, që ka marrë pjesë në këtë studim, ka deklaruar se ajo së bashku me kolegët e saj nga “Thames Water” kishin mbetur të habitur me gjetjet.
“Përparësia e gjetjes së arit në kanalizim është se aty nuk duhet gërmuar. Duhet përmendur se ari plus nuk e ndot mjedisin”, ka deklaruar Pritchard, duke shtuar se me këtë sasi kursehet mjaft. (lajmi.net)