Kanada autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët mes moshave 12-15 vjeç

Kanada është bërë shteti i parë që e ka autorizuar përdorimin e vaksinës për personat e kësaj moshe.

Fun

06/05/2021 09:43

Kanadaja ka autorizuar përdorimin e vaksinës anti-covid të prodhuar nga Pfizer, për fëmijët në moshën 12 deri 15 vjeç, shkruan lajmi.net.

Është shteti i arë që ka vepruar kështu për këtë grupmoshë. Ministria e shëndetësisë morri vendimin bazuar në të dhënat nga tre prova klinike në fëmijë të kësaj moshe.

Departamenti i testimit vendosi se vaksina është e sigurt dhe efikase edhe në grupet më të reja. Vaksina e Pfizer duket të jetë duke funksionuar mirë tek fëmijët.

Kanadaja veçse e kishte aprovuar përdorimin për personat mbi 16 vjeç më parë. Në provincën Alberta, ku numri i të infektuarve është më i larti në të gjithë shtetin, vaksinimi i personave mbi 12 vjeç do të filloj nga e hëna.

Në Kanada janë regjistruar rreth 1.2 milionë raste pozitive deri më tani, dhe pothuajse 20% e tyre kanë qenë nën moshën 19 vjeç.

Vaksinimi ka qenë paksa i ngadaltë deri më tani, për shkak se kanë pasur vonesa me dërgesat e vaksinave. Deri më tani ata iu kanë dhënë të paktën një dozë vaksine 34% të popullsisë së tyre.

Qeveria ësht kritikuar shumë për shkak se ka marrë vaksina nga Covax, për shkak se Covax ka për qëllim të ndihmoj shtetet e varfra për të siguruar vaksina dhe jo shtetet me të ardhura të mëdha.

Fëmijët kanë rrezik shumë të ulët që të sëmuren rëndë nga Covid-19 ose të spitalizohen. /Lajmi.net/