Kanabisi shkakton sëmundje mendore

13:00 | 14 Janar 2014

Psiko

Sëmundjet mendore shfaqen gjashtë vjet më herët tek njerëzit që përdorin kanabis, çdo ditë, zbulon një studim i fundit. Tek personat e tillë, episodet e para të psikozës shfaqen në moshën 25 vjeçare, në krahasim me atë 31 vjeçare, tek jo-përduruesit. Mirëpo, dëmi nuk ishte i limituar tek konsumuesit e rëndë të duhanit ose tek […]

Sëmundjet mendore shfaqen gjashtë vjet më herët tek njerëzit që përdorin kanabis, çdo ditë, zbulon një studim i fundit. Tek personat e tillë, episodet e para të psikozës shfaqen në moshën 25 vjeçare, në krahasim me atë 31 vjeçare, tek jo-përduruesit.

Mirëpo, dëmi nuk ishte i limituar tek konsumuesit e rëndë të duhanit ose tek ata që përdorin kanabis të fuqishëm, sipas Institutit për Psikiatri në ‘King’s College London’.

Pacientëve të shëndetit mendor me histori të përgjithshme të përdorimit të kanabisit, i shfaqen shenjat e para të kësaj sëmundjeje në moshën 28 vjeçare, tri vjet më herët sesa atyre që nuk e kanë përdorur kurrë drogën.

Dhe, ata që kanë pirë drogë para se t’i mbushnin 15 vjet, e vënë veten më në rrezik, pasi simptomat e para te ta shfaqen në mes moshës 27 e 29 vjeç. Doktor Marti Di Forti, i cili e udhëhoqi studimin, shkroi:

“Përdorimi i përditshëm, posaçërisht me fuqi të lartë të kanabisit, bën që përdoruesit e tij të pësojnë psikozë më të hershme”, thotë ai. Studimi u bë me 410 njerëz në mes moshës 16 e 65 vjeç, që ishin paraqitur në spitalet e Londrës Jugore, pasi u ishte paraqitur për herë të parë kjo sëmundje.

Shkenctarët i pyetën pacientët për historitë e tyre, të përdorimit të cigares, duhanit, kanabisit apo llojeve tjera të ndaluara të drogës. Psikoza është një sëmundje apo gjendje që ndikon në të menduar, duke e ndryshuar mënyrën e të menduarit, ndjenjat dhe sjelljen.

Tek pacientët me psikozë mund të paraqiten halucinacionet dhe deluzionet (bindjet e gabuara). Lajmerimi i psikozës është karakteristike për skizofreninë dhe çrregullimin bipolar, por simptomat psikotike vijnë dhe shtohen nga konsumimi i alkoolit ose i drogave.