Kanabis me shumicë në Vlorë

Rrugëtimi i 841 kilogramëve “kanabis sativa” ka ndaluar në Vlorë. Policia ka bërë sekuestrimin e lëndës ndërsa po merret me identifikimin e autorëve.

Lajme

17/11/2013 14:28

Policia e Vlorës ka kapur 841 kilogramë lëndë narkotike “kanabis sativa”, drejt destinacionit në dyshim, Italisë.

Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se në bazë të një plani të posaçëm masash të marra për kontrollin e plotë të territorit mbrëmjen e djeshme është kontrolluar zona Karaburunit, ku janë gjetur këta 841 kg kanabis, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.

Lënda e narkotikëve ishte e futur në rreth 20 çanta të zeza dhe 38 thasë.

Policia e Vlorës po punon për identifikimin e autorëve të cilët tentuan të trafikonin lëndën narkotike.

Sipas policisë, dyshohet se lënda narkotike do të trafikohej me mjete lundruese në drejtim të Italisë.