Kampioni e nis me fitore (Video)
Juventus fitoi në udhëtim te Chievo me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e parë të sezonit të ri më Serie A.

Sport
Një gol i mjaftoi Juventusit që ta nisë me fitore sezonin e ri në Serie A. Bianconerët morën pikë të plota në udhëtim te Chievo ku fituan me rezultat minimal 1:0.
Goli erdhi herët në minutën e shtatë kur pas një goditje me kokë nga Martin Caceres, topin në rrjetë e dërgoi futbollisti i Chievos, Biraghi.
Më nuk pati gola, edhe pse Juventus humbi shumë raste për shënim dhe qëlloi tri herë traversën në pjesën e parë.