Kampioni botëror i shahut: Nuk do ta mbroj titullin, nuk më tërheq më shahu

Magnus Carlsen ka befasuar me deklaratat e tij të fundit.

Sport

20/07/2022 15:23

31 vjeçari Carlsen, lojtari i shahut me vlerësimin më të mirë në histori të këtij sporti, duket se do të heq dorë nga garat.

Tashmë kampion në fuqi, duke dhënë disa deklarata së fundmi, Magnus ka bërë të ditur se nuk ndjenë më tërheqje nga shahu, përcjell lajmi.net.

“Unë thjesht ndjej se nuk kam shumë për të fituar”, ka thënë Carlsen, transmeton lajmi.net.

“Nuk më pëlqen, megjithëse jam i sigurt se një duel do të ishte interesant për arsye historike dhe gjithë këto, por nuk kam prirje dhe thjesht nuk do ta luaj ndeshjen”, ka shtuar shahisti norvegjez.

Carlsen tha se edhe në momenti kur mbrojti titullin e kampionit në dhjetorin e kaluar, nuk ndjeu ndonjë kënaqësi.

“Nuk pati asnjë kuptim për mua. S’ishte gjë. Isha i kënaqur me punën time, i lumtur që nuk humba ndeshjen, por vetëm kaq”, ishin fjalët e Carlsen.

Vendimi i Carlsen nuk është i paprecedent. Bobby Fischer la titullin e tij pa u mposhtur. Tani, titulli i Carlsen mund t’i shkojë rusit Nepomniachtchi, nëse ai mposht kinezin Ding Liren vitin e ardhshëm. /Lajmi.net/