Kamera fluturuese

Krijuesi francez i pajisjeve elektroteknike Parrot, ka zbuluar avionin e ri telekomandues i cili ka një trup të shëndritshëm me një kamerë 14 mega-piksel që mund të bëjë video në rezolucion të lartë.

Auto & Tek

12/05/2014 16:52

Pajisja e mençur fluturuese është avioni më i avancuar deri më tani, dhe tregon se sa i sofistikuar është tregu i kësaj marke, duke i\’u falenderuar përmirësimeve në teknologji.

\”Ne e ndërtuam këtë pas shumë viteve të kompanisë\”, tha Henri Seydoux, shefi ekzekutiv i Parrot, në një konferencë në San Franciscko javën e kaluar.

Me një kontrollues special, ju mund ta vozitni avionin më larg se dy kilometra duke pasur çasje në të përmes një sinjali të Wi-Fi. Duke fluturuar, avioni mund të krijojë video me pamje të tokës poshtë, për 12 minuta.

Avioni Bebop është impresionues. E bënë një zhurmë si të bletës përgjatë fluturimit, ku pjesa më e madhe e tij është e bërë nga plastika. Është shumë i sigurt, përderisa avioni i fikë vetë motorët menjëherë pasi që sensorët sinjalizojnë diçka që mund të ju bëjë dëm atyre.

Gjithashtu avioni vjen me një absorbues i cili përshtat dridhjet dhe bënë që krahët e tij të mos godasin objekte të forta.

Kamera kapë video në rezolucion të lartë të një pamje të gjerë të tokës poshtë dhe automatikisht e incizon atë. Pastaj, këto pamje transmetohen live në iPad ose tabletët Android përmes Wi-Fi.

\”Kjo është një kamerë fluturuese\”, tha Seydoux. \”Mund ta përdorni atë për të bërë filma\”, shtoi ai.

Ju mund ta pilotoni avionin përmes disa opsioneve të veçanta, duke përfshirë një kontrollues i cili punon me pajisje virtuale të tilla si Oculus Rift. Duke pilotuar përmes pamjeve në iPad, ju mund ta kontrolloni atë përmes gishtit tuaj.