​Kamera e kapur në Leposaviq, Islami: Serbia në gjendje të mjerë, synon destabilizimin

Kamera ilegale e kapur në Leposaviq tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet Serbia sot, thotë njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami. Sipas tij, edhe kjo kamerë ilegale tregon qëllimin e qartë të Serbisë për destabilizimin e Kosovës. “Kamera ishte vendosur në njësorin e rrymë telektrike: kjo tregon gjendjen e mjerueshme në të…

Lajme

21/01/2025 16:03

Kamera ilegale e kapur në Leposaviq tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet Serbia sot, thotë njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.

Sipas tij, edhe kjo kamerë ilegale tregon qëllimin e qartë të Serbisë për destabilizimin e Kosovës.

“Kamera ishte vendosur në njësorin e rrymë telektrike: kjo tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet shteti serb sot – gjithmonë me qëllimin e qartë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit. Profesionalizmi dhe saktësia e institucioneve kosovare të sigurisë është e admirueshme”, ka shkruar ai në Facebook.

KosovaPress ka raportuar sot se një kamerë ilegale është zbuluar dhe çaktivizuar nga Policia e Kosovës.

Kamera ishte vendosur në një shtyllë elektrike.

Islami ka shkruar se kamera i shërbente strukturave të sigurisë së Serbisë për të monitoruar udhëkryqet rrugore dhe ishte instaluar nga strukturat paralele.