Kamenica fik dritat sonte në shenjë proteste ndaj vrasjes së gruas nga bashkëshorti

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka ftuar të gjithë banorët e Kamenicës që sonte në ora 21:00, t’i fikin dritat për një minut, në shenjë proteste ndaj vrasjes së gruas nga bashkëshorti.

Lajme

28/07/2020 16:29

Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në thirrjen Grupit të Grave të Komunës së Kamenicës, kundër dhunës në familje.

“Në shenjë proteste për ngjarjen që ndodhi ditën e shtunë, ku një grua humbi jetën si pasojë e dhunës në familje, ju ftoj të gjithëve që sonte në ora 21:00 t’i fikni dritat për një minut”, ka shkruar Kastrati.