Kamberi: Serbia po minon dialogun me Kosovën duke ndjekur mitin e Kosovës
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se Serbia vazhdon të marrë pjesë në dialogun me Kosovën, por me obstruksione të qëllimshme dhe fushata kundër subjektivitetit të saj ndërkombëtar. “Duke ndjekur idenë e mitit të Kosovës dhe ëndrrën për perandorinë mesjetare, Serbia merr pjesë formalisht në dialog, por me obstruksione të vazhdueshme…

Lajme
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se Serbia vazhdon të marrë pjesë në dialogun me Kosovën, por me obstruksione të qëllimshme dhe fushata kundër subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
“Duke ndjekur idenë e mitit të Kosovës dhe ëndrrën për perandorinë mesjetare, Serbia merr pjesë formalisht në dialog, por me obstruksione të vazhdueshme duke minuar marrëveshjet e arritura”, ka shkruar Kamberi në rrjete sociale.
Ai theksoi se demokratizimi i Serbisë mbetet një proces kompleks i penguar nga trashëgimia e autoritarizmit të viteve ’90, dobësia e institucioneve, si dhe diskursi etnonacionalist.
Sipas tij, transformimi i vërtetë i Serbisë kërkon ballafaqim me të kaluarën, pajtim me fqinjët dhe heqje dorë nga politikat hegjemoniste.