Kamberi: Është koha e fundit që Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë që të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi dhe se sipas tyre, tani është koha e fundit për një gjë të tillë.

Lajme

28/04/2020 00:33

Pothuajse që nga fillimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkuar që të përfshihen në këtë dialog.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në një intervistë dhënë për lajmi.net, ka bërë të ditur se është koha e fundit që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e dialogut.

“Mendoj që patjetër që tema e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e dialogut. Teknikisht a do të jetë e realizueshme të jetë dikush prej shqiptarëve të Luginës është një çështje tjetër e cila sigurish dizajnerëve të dialogut mbetet të vendosin, por ajo që është e domosdoshme dhe momenti i fundit është që Lugina e Preshevës duhet të trajtohet patjetër në këtë dialog në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, afatgjate dhe për të ndërtuar një stabilitet. Unë nuk besoj në fqinjësi të mirë e cila duhet të jetë produkti final i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë se shqiptarët e Luginës së Preshevës mbeten në këtë situatë në të cilën janë. Prandaj eliminimi i të gjitha pengesave që ekzistojnë mes dy shteteve, dy kombeve duhet të kalojë edhe përmes Luginës së Preshevës. Sepse gjendja aktuale në të cilën shqiptarët këtu jetojnë në një fluks dhe largim në masë që po dëmton bërthamën kombëtare është diçka që po shkatërron bërthamën kombëtare shqiptare në këtë rajon dhe meriton një trajtim të drejtë”, është shprehur ndër të tjerash Kamberi.

Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni videon e plotë në linkun e mëposhtëm. /Lajmi.net/

YouTube player