Kamberi dhe Dugolli flasin për forcimin e zërit shqiptarëve të Luginës
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, zhvilloi një takim me ambasadorin e Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, ku diskutuan për koordinimin e veprimeve dhe fuqizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Capitol Hill. “Koordinimi i ngushtë institucional dhe angazhimi i përbashkët janë çelësi që zëri i shqiptarëve të…
Lajme
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, zhvilloi një takim me ambasadorin e Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, ku diskutuan për koordinimin e veprimeve dhe fuqizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Capitol Hill.
“Koordinimi i ngushtë institucional dhe angazhimi i përbashkët janë çelësi që zëri i shqiptarëve të Luginës të jetë i pranishëm dhe i dëgjueshëm në qendrat vendimmarrëse amerikane”, ka shkruar Kamberi në Facebook.
Ai gjithashtu nënvizoi se bashkëpunimi strategjik me diplomacinë kosovare forcon mbështetjen ndërkombëtare dhe ndihmon në avancimin e kauzës së shqiptarëve .
“Puna vazhdon”, përfundoi Kamberi.