“Kam dëshirë të jem në Parlament…”, kur Fetah Paçarizi rrëfente për dëshirën e tij që të jetë pjesë e Kuvendit

Kandidati i PDK-së nga Prizren, Fetah Paçarizi, kishte shprehur publikisht dëshirën e tij për të qenë pjesë e Parlamentit të Kosovës, duke falënderuar stafin që e ka mbështetur gjatë fushatës zgjedhore. “Kam dëshirë të jem në Parlamentin e Kosovës, i përshëndes të gjithë stafin tim që vërtetë janë duke më ndihmuar shumë. Kandidatët e Prizrenit…

Lajme

23/01/2026 19:29

Kandidati i PDK-së nga Prizren, Fetah Paçarizi, kishte shprehur publikisht dëshirën e tij për të qenë pjesë e Parlamentit të Kosovës, duke falënderuar stafin që e ka mbështetur gjatë fushatës zgjedhore.

“Kam dëshirë të jem në Parlamentin e Kosovës, i përshëndes të gjithë stafin tim që vërtetë janë duke më ndihmuar shumë. Kandidatët e Prizrenit janë 7 të nominuar nga dega e PDK-së në Prizren”, kishte thënë Paçarizi në T7.

Kujtojmë se pas rinumërimit të vendvotimeve, Fetah Paçarizi ka humbur gjithsej 6 mijë e 750 vota. Për këtë situatë, ai ka reaguar publikisht, duke e cilësuar humbjen e votave si një çështje “alarmante dhe serioze”.

Për momentin, procesi i rinumërimit vazhdon dhe pritet që rezultatet përfundimtare të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kujtojmë se sot Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të rinumërimit të rezultateve të votimit në QNR, respektivisht në QKN në Prizren nga aty janë arrestuar 109 persona./Lajmi.net/