“Kam brengën që Kurti nga aspekti mental nuk është mirë” – Deputeti Qalaj për fjalorin e kryeministrit në detyrë

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka folur për ngërçin politik i cili është duke ndodhur tash e më shumë se një muaj. Qalaj tutje ka treguar se që këto kohet e fundit shpesh herë nuk është paraqitur në Kuvendin e Kosovë pasi që situata po rezulton të jetë e njejtë. Ai gjithashtu theksoj Albin Kurti…

Lajme

29/05/2025 13:46

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka folur për ngërçin politik i cili është duke ndodhur tash e më shumë se një muaj.

Qalaj tutje ka treguar se që këto kohet e fundit shpesh herë nuk është paraqitur në Kuvendin e Kosovë pasi që situata po rezulton të jetë e njejtë.

Ai gjithashtu theksoj Albin Kurti nuk është i dendur me fjalorin të cilin ai po e përdorë si gjatë fushatës edhe tash që mban postin si kryeministër të vendit.

“Një person që pretendon të jete kryeministër prap të përdorësh një fjalor i cili është më i keq i mundshëm që të ofendon opozitën me fjalën hajvan duhet tujesh i kujdesshëm edhe gjatë fushatës mirëpo të kalosh deri në atë situatë e të folësh unë shpesh herë e kom pas brengës së si është nga aspekti mental”, ka thënë Qala sot në Tëvë1.